“Rithemelimi” i PD-së do të mbledhë Këshillin Kombëtar, Berisha: Fronti opozitar do të rrëzojë qeverinë me protesta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Rithemelimi” i PD-së do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Vendimi është marrë të martën nga kryesia e “Rithemelimit” të PD-së drejtuar nga Berisha.

Në qendër të mbledhjes së Këshillit Kombëtar do të jetë nisja e analizës së brendshme, zgjedhjet vendore të 14 majit dhe qëndrimi politik ndaj tyre, riorganizimi, analiza e situatës politike në vend, dhe hapat që do të hedhë “Rithemelimi”.

“Kryesia mori vendim të thërrasë ditën e premte në orën 19.00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar për miratimin e dokumenteve përkatëse“- thuhet në njoftimin për shtyp të “Rithemelimit“ të PD-së.

Të martën në mesditë Berisha mblodhi kryesinë ku u shpreh se me protesta duhet rrëzuar qeveria „Rama“, më pas të kalohet në një qeveri teknike, dhe si përfundim të organizohen zgjedhjet.

“Frontet opozitare kanë dështuar si të tilla në përmbysjen e narkoshteteve me vota. Fronti opozitar është vendimtar për organizmin e protestave të fuqishme kundër këtij regjimi dhe natyrisht pas kalimit në një qeveri teknike për zhvillimin e një gare elektorale ku qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë”- tha Berisha.

Share This Article