Robert de Niro do të nderohet me “Palmën e Artë” të karrierës  

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy herë fitues i çmimit “Oskarit”, aktori Robert De Niro, i konsideruar si një nga më të mirët në botë, do të nderohet me Palmën e Artë për karrierën në Festivalin e 78-të të Filmit në Kanë.

Aktori njihet për përgatitjen intensive për secilin rol dhe për t’u zhytur thellë për të transformuar veten, si për shembull në filmin “Taxi Driver”, apo në rolin e veteranit të zhgënjyer nga lufta e Vietnamit në filmin “The Deer Hunter” dhe ish-të dënuarin hakmarrës në “Cape Fear”.

De Niro u shfaq së fundmi në tapetin e kuq të Kanës për rolin e tij në filmin “Killers of the Floëer Moon” të regjisorit Martin Scorsese.

Gjatë dekadave ai ka punuar rregullisht me Scorsese-n, të dy kanë realizuar disa filma duke filluar nga “Mean Streets” i vitit 1973, ku De Niro luan rolin e mafiozit të vogël Johnny Boy. Filmi i solli mundësi të shkëlqyera në karrierë dhe bashkë me Scorsese-n filmat klasikë “Taxi Driver”, “Goodfellas” dhe “Raging Bull” si dhe filmin e fundit tepër të suksesshëm si “The Irishman”.

Aktori amerikan ka qenë i përfshirë edhe në prapaskenat e festivalit prestigjioz të Kanës, duke qenë anëtar i jurisë në vitin 2011.

Festivali i 78-të i Filmit në Kanë fillon më 13 maj dhe do të zgjasë deri më 24 Maj.

Share This Article