Robert De Niro: Trump nuk do t’ia dijë sa vetë vdesin nga COVID-19!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori i njohur amerikan Robert De Niro tha sot se beson se presidenti Donald Trump nuk bëhet merak se sa vetë vdesin nga koronavirusi në SHBA. Në një intervistë me rrjetin BBC, De Niro mes të tjerash tha: “Kjo është diçka shekspiriane, kurse ky i çmendur në Shtëpinë e Bardhë kërkon vetëm të rizgjidhet, ai nuk do t’ia dijë se sa njerëz vdesin”.

Aktori i Hollywood përsëriti më tej se pandemia botërore e koronavirusit nuk do të godiste kaq rëndë nëse Trump nuk do të kishte marrë masa si “Ligji i Mbrojtjes së Prodhimit”. “Nuk e kisha menduar se do të shikoja diçka të tillë gjatë jetës time. Deri tani kishim marrë gjërat si të mirëqena, dhe kur diçka si kjo ndodh ne duhet ta marrim seriozisht për të thënë më të paktën, duhet ta ndalojmë. Prandaj shpresoj që në zgjedhjet e nëntorit t’i rikthehemi logjikës së qartë,” shtoi De Niro.

Share This Article