Robert Lewandowski kthehet si objektivi i Paris Saint-Germain

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Telenovela e Robert Lewandowskit po hyn në një kapitull të ri nga e shtuna me  PSG që i është bashkuar garës me Barcelonën për lojtarin polak.

Pasi kanë arritur të mbajnë Kylian Mbappen, kampionët francezë tani po kërkojnë të prishin planet e transferimeve verore të Barcelonës, duke përfituar nga dëshira e Lewandowskit që të largohet nga Bavaria.

Siç shkruan L’Equipe, PSG beson se ai do të ishte një kandidat i madh për të përforcuar sulmin e tyre, megjithëse gazeta e bën të qartë se transferimi do të ishte një proces i komplikuar.

PSG, sipas gazetës, beson se ardhja e sulmuesit do t’i shtonte vlerën skuadrës dhe beson se ai mund të jetë një plotësues i madh për treshen e sulmit Messi-Mbappe-Neymar.

Përveç kësaj, ata do të sillnin një lojtar me një aftësi të madhe për të shënuar gola.

Megjithatë, dihet se Barcelona po shtyn fort për sulmuesin dhe ata nuk e kanë fshehur interesimin dhe se polaku është objektivi kryesor i tyre për këtë verë.

Veç kësaj, lojtari ka insistuar prej shumë javësh se koha e tij në Bayern i ka ardhur fundi./

Share This Article