Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, shpreson që teknika të cilën e posedojnë italianët mund ta fitojë finalen ndaj Anglisë në “Euro 2020”.
“Anglia ka një skuadër fizikisht më të fort se ne të të gjithë fushën.Por futbolli luhet me topin në këmbë kështu që shpresojmë që teknika mund ta fitoj ndeshjen. Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme në një stadium të mbushur plot me tifozë. I dimë cilësitë e tyre dhe do të shohim se çfarë do të ndodh”, u shpreh Mancini.
Anglia dhe Italia takohen të dielën në orën 21:00 në ”Wembley” për të vendosur fituesin e Euro 2020.

