Rodosi në Greqi përjeton ferrin, video tronditëse nga “flakët e pamëshirshme” në ishull

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rodosi po jeton “makthin e zjarrtë” që prej mesditës. Operacionet e evakuimit po përparojnë në zona si Lardo dhe Kiotari, ku deri më tani mbi 2000 persona janë larguar nga shtëpitë dhe hotelet.

Në ndihmë të këtyre operacioneve kanë ardhur edhe anijet private, të cilat i janë bashkuar rojës bregdetare greke për të ndihmuar në marrjen e njerëzve nga plazhet në lindje të ishullit.

Të dhënat e fundit thonë gjithashtu se zjarri ka hyrë në fshatin Laermë dhe po djeg kishën në varreza.

Aktualisht në Rodos janë tre vatra aktive. Një në verilindje të digës artificiale të liqenit të Lagorës e cila ka krijuar një vatër të vogël aktive. Vatra tjetër është 500 metra nga Laerma në Lardo, një front i ri që bashkohet me atë të vjetër dhe më aktivi është në Asklepio të Rodos.

Kjo situatë në Greqi po vijon prej ditësh.

Share This Article