• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Rohde: Finalja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të çojë në njohje reciproke

Rohde: Finalja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të çojë në njohje reciproke

by albnews
20 October, 2020
in Kosova
0
1
VIEWS

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde thotë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të çojë në njohje reciproke. Ai shton se shpreson se dialogu të sjellë progres konkret për njerëzit, e njëjtë shprehet edhe kur flet për liberalizimin e vizave.

Rohde thotë se që nga marrja e detyrës në Kosovë, ka takuar shumë akterë politik e është njoftuar me përfaqësues të shoqërisë civile.

Megjithatë, ai shton se Kosova gjendet në një periudhë sfiduese në aspektin e politikës së brendshme dhe asaj të jashtme.

“Nga aspekti politik Kosova gjendet në një periudhë sfiduese, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në politikën e jashtme. Unë shpresoj që p.sh. dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të sjell progres konkret për njerëzit; e njëjta vlenë edhe për liberalizimin e vizave. Për të gjitha këto është e rëndësishme që Kosova të ketë një qeveri stabile, ashtu që të mund të fokusohet në sfidat e mëdha në këtë kohë të pandemisë, siç janë luftimi i pandemisë, ndihmat për qytetarët, marrë pasur parasysh pasojat ekonomike të pandemisë e gjithashtu edhe një marrëveshje me fqinjin, Serbinë”, ka thënë ai.

Gjermania sipas ambasadorit e mirëpret rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai shton se pos dialogut, nuk ka alternativë tjetër për të gjetur zgjidhje.

“Ne e mirëpresim rifillimin e dialogut të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka alternativë tjetër për të gjetur zgjidhje, pos dialogut. Edhe nëse ndaleni, siç ka ndodhur që nga viti 2015, në fund përsëri duhet të uleni bashkë. Gjermania mbështet plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak. Ne duam që dialogu të çojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, e cila i zgjidh të gjitha çështjet, përfshirë edhe atë të njohjes reciproke, sepse është krejtësisht e paimagjinueshme, që BE të pranojë anëtarë, të cilat nuk e njohin njëri-tjetrin.  Presim nga të gjithë lideret e përfshirë të përmbahen nga deklaratat e papërgjegjshme që mund të dëmtojnë raportet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimit, e me këtë të pengojnë procesin e dialogut. Të dyja palët tani duhet të punojnë me përkushtim të plotë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që zgjidh të gjitha çështjet e hapura. Kjo do të thotë për mua që të dyja palet duhet të negociojnë në mënyrë kompetente dhe në besim të ndërsjelltë. Për të ecur përpara të dyja palët duhet përqendrohen në potencialin e madh të bashkëpunimit rajonal dhe në perspektivën evropiane për qytetarët e tyre”, shton ai.

Sa i përket çështjes së Asociacionit, Rohde thotë se duhet të diskutohen të gjitha çështjet e hapura, në mënyrë që të normalizohen plotësisht marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Pyetja lidhur me qasjen ndaj marrëveshjeve të nënshkuara më parë në Bruksel, në parim duhej t’u drejtohej palëve dhe zotit Lajcak. Në mendojmë se marrëveshja eventuale nuk duhet të mos përputhet me zotimet tashmë të bëra. Siç e ka deklaruar z. Lajcak më herët, çështje shumë komplekse dhe të ndjeshme duhet të diskutohen gjatë bisedimeve. Bisedimet nuk do të jenë më të lehta dhe të dyja palët do të duhet të jenë të gatshme të bëjnë kompromise. Ne mendojmë se të gjitha çështjet e hapura do të duhet të diskutohen dhe të zgjidhen në mënyrë që të normalizohen plotësisht marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mund të jetë banale të thuhet, por një parakusht për suksesin e bisedimeve është që të dyja palët të kenë një besim fundamental dhe vullnet për kompromis. Shpresojmë të jetë ashtu, dhe jo vetëm për bisedimet e mëtutjeshme në kuader të dialogut, por edhe për fushat tjera politike”, ka thënë ai.

Ambasadori gjerman ka folur edhe për arrestimet e Speciales.

“Hetimi i krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit është pjesë e përkushtimit kosovar për sundim të ligjit. Nuk mund të ketë paqe të qëndrushme në një shoqëri pa pasur drejtësi. Gjermania është e bindur se luftimi i pandëshkueshmërisë përmes gjykatave vendore dhe ndërkombëtare është pjesë e politikave të përgjegjshme ligjore dhe të jashtme. Së bashku me BE-në, Kosova me krijimin e Dhomave të Specializuara, sipas ligjit kosovar ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt këtij qëllimi. Gjermania mbështet punën e Dhomave të Specializuara si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme për të adresuar krimet gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi. Është e rëndësishme të theksohet se Dhomat e Specializuara hetojnë vetëm krimet e pretenduara të individëve dhe nuk paragjykojnë një shtet të tërë, ose popullin e tij.”, ka thënë ai për DW.

Gjermania, sipas tij është duke punuar për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Unë kam arritur në Kosovë para një kohe të shkurtër, por natyrisht se jam tejet i vetëdijshëm për zhgënjimet lidhur me vendimin në pritje për liberalizimin e vizave dhe rëndësinë që ai vendim ka për qytetarët dhe bizneset në Kosovë. Siç ka thënë së fundmi Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ne jemi duke punuar në këtë drejtim dhe duke biseduar me partnerët tanë në BE. Është e qartë se duhet të punojmë së bashku për të bindur kritikët e fundit. Këtu duhet të jetë e qartë se për ne dhe partnerët tanë në BE çelës për të arritur një gjë të tillë përfundimisht mbetet angazhimi i vazhdueshëm dhe rezultatet e dukshme në fushën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në forcimin e sundimit të ligjit”, ka thënë ai.

Previous Post

Kryediplomati grek pritet me protesta në Tiranë

Next Post

Zaev: Derisa ekzistojnë maqedonas, do të ketë edhe gjuhë maqedonase

albnews

albnews

Related Posts

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten
Kosova

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
Kosova

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

13 May, 2025
Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Next Post
Zaev: Besimi i qytetarëve është prioritet kulmor

Zaev: Derisa ekzistojnë maqedonas, do të ketë edhe gjuhë maqedonase

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

14 May, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

14 May, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4699 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2392 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM