Ish-mesfushori i Mançester Junajtid, Roi Kin, tani një ekspert shumë i vlerësuar në Angli, ka folur pas fitores 3-0 të Arsenalit ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampioneve.
Sipas tij, ky rezultat është i mjaftueshëm për të eliminuar spanjollët nga kompeticioni.
“Ndeshja ka përfunduar, Arsenali fitoi 3-0 dhe ju jeni të shqetësuar?
Relaksohuni!
Ky nuk është Real Madridi i madh. Ata as nuk do ta fitojnë La Ligën këtë vit, ky është një Real Madrid mediokër,” tha Kin në podkastin “Stick to Football”.