Klubi italian Roma e ka kthyer vëmendjen sërish te mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka.
Kështu ka shkruar të mërkurën gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”.
29-vjeçari ishte synim i “Giallorossëve” edhe në afatin kalimtar të verës vitin e shkuar, por përfundoi duke nënshkruar kontratë të re me “revolveristët” në muajin gusht.
Trajneri portugez, Jose Mourinho, i do me çdo kusht shërbimet e Xhakës. Mesfushori shqiptar, reprezentues i rregullt i Zvicrës, do të ribashkohej te Roma me Ainsley Maitland-Niles.
Roma arriti marrëveshje për mbrojtësin e krahut të Arsenalit në formë huazimi.
29-vjeçari Xhaka ka 12-të paraqitje në edicionin e sivjetmë në Premier League dhe në Kupën EFL. E ka një asistim.