Roma fitoi me përmbysje për të siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Europa League.
Skuadra e Jose Mourinho e nisi vrullshëm ndeshjen, por gjeti pak hapësira, ndërsa në fundin e pjesës së parë u befasua nga bullgarët, që shënuan golin e avantazhit pas një kundërsulmi perfekt.
Në pjesën e dytë, Mourinho bëri menjëherë tre zëvendësime dhe Zaniolo frymëzoi përmbysjen, duke fituar fillimisht dy penallti, të cilat i ktheu në gola Pellegrini e më pas duke shënuar vetë golin që vulosi kualifikimin.
3-1 për Romën, që kualifikohet në fazën tjetër si vendi i dytë në grup.