Roma refuzon interesimin e klubit italian për Kumbullën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Torino interesohet për shërbimet e Marash Kumbullës.

Pasi shitën Bremer tek Juventus, klubi torinez po kërkon një zëvendësues të denjë për mbrojtësin dhe emri më i përfolur është ai i shqiptarit, Marash Kumbulla.

Torinezët synojnë të afrojnë në skuadër 22-vjeçarin, teksa propozojnë një huazim me të drejtë blerjeje.

Gjithsesi, trajneri i Romës, Jose Mourinho, e ka bërë të qartë se futbollisti shqiptar nuk është në shitje.

Sipas portugezit, Kumbulla shihet si pjesë e rëndësishme e skuadrës në sezonin e ri. Vitin e kaluar, mbrojtësi luajti 28 ndeshje me fanellën verdhekuqe dhe shënoi 1 gol.

Share This Article