Roma rrethohet nga zjarret, 35 të lënduar, anulohen fluturimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Alarm në Romë për shkak të zjarreve që kanë përfshirë rrethinat e kryeqytetit.

Një vatër e madhe ka përfshirë një zonë të pyllëzuar në Aurelia, pranë një kampi veror. Flakët kanë djegur disa kapanonë industrialë brenda të cilëve ndodheshin bombola gazi, të cilat më pas kanë shpërthyer.

Të paktën 35 persona janë intoksikuar nga tymi, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu u evakuuan dhe disa familje.

Vatra tjetër e madhe e zjarrit është ende aktive në zonën Kasaloti. Flakët përfshinë dy pallate, një prej të cilëve u dëmtua rëndë.

Sipas ekspertëve zjarret janë ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë Romën në ditët e fundit.

Për shkak të tymit të shkaktuar nga zjarret disa avionë që do të uleshin në Ciampino u ulën në Fiumicino.

Share This Article