Roma ka suspenduar përjetësisht një tifoz për fyerje raciste që kishte bërë në rrjetet sociale ndaj mbrojtësit brazilian Juan Jesus.
Skuadra e Serie A e Italisë të premten ka publikuar imazhin e mesazheve, përfshirë detajet e llogarisë dhe ka konfirmuar se është raportuar incidenti në polici, transmeton Koha Ditore.
Denoncimi publik është përshëndetur nga tifozët nëpërmjet rrjeteve sociale. Ky hap i Romës ka dalë pasi trupi anti-diskriminues “Fare” ka thënë se autoritetet italiane të futbollit dhe sistemi disiplinor nuk po luftojnë si duhet racizmin.
Roma ka njoftuar se pronari i llogarisë në Instagram, që kishte bërë fyerje raciste ndaj Juan Jesusit do të jetë i suspenduar përjetësisht nga ndeshjet e Romës si vendase.