Roma synon transferimin e Hysajt në janar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Roma është gati të hidhet në sulmin përfundimtar për Elseid Hysajn në muajin janar. Ky interesim i vazhdueshëm i Romës ka ardhur pasi mbrojtësi i krahut të djathtë nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me Napolin, shkruan “calciomercato” të premten.

26-vjeçari Hysaj, që përfaqëson Kombëtaren e Shqipërisë, e përfundon kontratën me skuadrën e napolitanëve në fund të sezonit, ndërsa Napoli synon që ta mbajë atë ende në ekip dhe të mos e lëshojë pa fituar asgjë në aspektin financiar. Hysaj e ka besimin e plotë te trajneri Gennaro Gattuso.

Në këtë edicion, Hysaj ka luajtur në dy ndeshje dhe ka bërë një asistim.

Share This Article