Roman Abramoviç nxjerr Çelsin në shitje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Miliarderi rus, Roman Abramoviç është i gatshëm për të marrë oferta për shitjen e Çelsit pas presoni në rritje ndaj tij pas pushtimit të Ukrainës, raporton ESPN ndërsa lajmin e konfirmon dhe BBC.

Një nga zviceranët më të pasur dhe më me ndikim, 86-vjeçari Hansjörg Wyss, i cili jeton në SHBA gjatë një interviste për “Blick” ka treguar se po mendon për të blerë ekipin e Premier League.

Rusi 55-vjeçar është përpjekur që të ndajë ekipit nga sanksione të mundshme ndaj tij nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duke ia kaluar organizatës së tij bamirëse.

Kërkesa ende nuk është miratuar pasi ka shqetësime se një fondacion bamirës nuk është i përshtatshëm për të drejtuar një ekip futbolli.

Ndërkohë, Abramoviç po shqyrton seriozisht mundësinë për ta shitur Çelsin, pasi qeveria britanike ka rritur presionin për ngrirjen e pasurive të tij që kanë lidhje me Vladimir Putin.

Abramoviç gjithnjë ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë lidhje me regjimin e Putinit.

Miliarderi rus e bleu Çelsin në 2003 për 140 milionë paund. Pavarësisht trofeve, ekipi është me humbje pasi ka 1.5 miliardë paund hua nga kompani të tjera të Abramoviç.

Sipas ESPN, Abramoviç u ka thënë blerësve potencialë në të kaluarën se e vlerëson klubin 3 miliardë paund.

Share This Article