Romë, protesta të dhunshme kundër masave anti-Covid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka degjeneruar në përleshje të dhunshme me policinë hyrja në fuqi e masava anti-Covid dhe orëve policore në Itali.

Me dhjetëra njerëz u mblodhën  në Piazza del Popolo (Sheshi i Popullit) në qendër të Romës për të protestuar kundër hyrjes në fuqi të lockdown.

Në mesnatë, kur marshimi u urdhërua të shpërndahej, demonstruesit hodhën fishekzjarre dhe bomba tymuese drejt policisë. 

U desh ndërhyrja e policisë për të zbrazur sheshin.

Gjatë trazirave, disa kontenierë mbeturinash u dogjën ndërsa u ndaluan nga policia disa protestues.

Policia mori kontrollin e sheshit, ndërsa protestuesit nën thirrjet “Jo diktaturës  shëndetësore”, u shpërndanë drejt sheshit Flaminio.

3
2
15
14
13
12
11
10
9
8
7
6
5
4
Share This Article