• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Ron DeSantis i dha fund garës presidenciale, Nikki Haley e vetme përballë ish-presidentit Donald Trump

Ron DeSantis i dha fund garës presidenciale, Nikki Haley e vetme përballë ish-presidentit Donald Trump

by albnews
22 January, 2024
in Bota
0
36
VIEWS

Guvernatori i Floridas Ron DeSantis ndërpreu fushatën e tij elektorale për zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane që do të përzgjedhin kandidatin zyrtar për president. Zoti DeSantis u tërhoq kështu nga gara pasi nuk arriti të sfidojë ish-presidentin Donald Trump. Ish-ambasadorja në OKB dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley mbetet tashmë rivalja e vetme përballë zotit Trump dhe thotë se dëshiron të fitojë gruaja më e mirë.

Guvernatori DeSantis njoftoi vendimin e tij në një video të publikuar në rrjetin e mediave sociale X, dikur i njohur si Twitter.

Ai i dha fund kandidimit të tij vetëm një javë pasi u radhit i dyti pas zotit Trump në votimet e para brenda Partisë Republikane në Ajova.

“Nëse do të kishte diçka që mund të bëja për të sjellë një rezultat të favorshëm, më shumë aktivitete elektorale, më shumë intervista, do t’i bëja. Por, nuk mund t’u kërkoj mbështetësve tanë të japin kohën e tyre dhe të dhurojnë nga burimet e tyre, nëse unë nuk kam një rrugë të qartë drejt fitores. Prandaj po ndërpres sot fushatën time. Jam krenar që kam përmbushur 100% të zotimeve të mia dhe nuk do të ndalem me kaq. Është e qartë se shumica e votuesve republikanë duan t’i japin Donald Trump-it një tjetër shans”, tha zoti DeSantis.

Guvernatori i Floridas hyri në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale si sfidanti kryesor ndaj ish-presidentit Trump, i cili bëri sulme të vazhdueshme personale ndaj tij.

Por pas njoftimit të zotit DeSantis për ndërprerjen e fushatës, zoti Trump foli me fjalë të mira.

“Para se të fillojmë do të doja të përgëzoja Ron De Santisin, dhe sigurisht për ata që e kanë njohur, një person të jashtëzakonshëm, bashkëshorten e tij Casey, për një fushatë të mrekullueshme për president. Ai bëri një fushatë vërtet të mirë. Ju them që nuk është e lehtë. Mendojnë se është e lehtë t’i bësh këto, por nuk është e lehtë”, tha ish-presidenti Trump.

Tërheqja e zotit DeSantis erdhi dy ditë përpara se të mbahen zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër. Ish-ambasadorja në OKB dhe ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, Nikki Haley mbetet tashmë rivalja e vetme përballë zotit Trump.

“Dua t’i them Ronit se ‘Bëre një garë të shkëlqyer’. Ai ka qenë një guvernator i mirë dhe i urojmë gjithë të mirat. Tashmë ka mbetur një burrë dhe një zonjë dhe po e mbyll me shprehjen: Fitoftë gruaja më e mirë”, tha zonja Haley gjatë një aktiviteti elektoral në Nju Hempshër.

Sipas ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton, parashikimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale amerikane do të jetë “i pamundur”. Ai thotë se ka grupe të mëdha votuesish të cilëve nuk u pëlqen asnjëri kandidat.

“Mendoj se këto zgjedhje do të jenë shumë si 2020-ta dhe 2016-ta, me një grup të madh votuesish – dhe unë mendoj se këtë vit është grupimi më i madh – një grup i madh votuesish të cilëve nuk u pëlqen asnjë kandidat. Pra në fund, fituesi do të jetë kandidati që është më pak i papëlqyer nga ky grupim i madh votuesish. Nuk është mënyra ideale për të zgjedhur një president, por mendoj se njerëzit janë shumë të pakënaqur”, tha zoti Bolton.

Megjithë këtë pakënaqësi të madhe të votuesve, zoti Bolton mendon se zgjedhjet do të jenë një përballje elektorale e ngjashme me zgjedhjet e vitit 2020 dhe shumë prej drejtuesve në të dyja partitë janë tashmë të bindur se zoti Trump do të jetë kandidati zyrtar për president i Partisë Republikane.

Previous Post

Përfaqësuesja e Kosovës do të drejtohet nga një trajner gjerman, e konfirmon vetë presidenti i FFK-së

Next Post

Deputetja e PS zgjidhet numri dy i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës: Do çojmë përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në KiE

albnews

albnews

Related Posts

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot
Bota

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë
Albania

Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë

16 May, 2025
Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s flet nga Tirana: ‘Topi’ në fushën e Putinit! Vlerësoj rolin e Trump në zhbllokimin e situatës
Albania

Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s flet nga Tirana: ‘Topi’ në fushën e Putinit! Vlerësoj rolin e Trump në zhbllokimin e situatës

16 May, 2025
Next Post
Deputetja e PS zgjidhet numri dy i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës: Do çojmë përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetja e PS zgjidhet numri dy i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës: Do çojmë përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në KiE

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4708 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM