Ronaldo: 2021 nuk ishte aspak vit i lehtë, edhe pse i shënova 47 gola

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo e ka përshkruar si aspak të lehtë vitin 2021, derisa është mburrur për 47 golat e shënuara gjatë këtij viti kalendarit.

Sulmuesi i Portugalisë Ronaldo u kthye në Manchester United nga Juventusi në verë dhe Vitin e Ri e festoi në Angli pas 13 vjetëve.

Ronaldo e postoi një fotografi të veten me partneren dhe fëmijët e vet, ku shkroi për, siç e përshkroi ai, një vit të vështirë.

Ai shkroi për kohën e vet në fanellën e bardhezinjve, e cila mbaroi papritmas në verë, kur ai e kërkoi largimin.

Ai e fitoi Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në Serie A për sezonin 2020/21, duke i shënuar 29 gola në 34 ndeshje.

Ronaldo ishte i frustruar me trajnerët Maurizio Sarri dhe Andrea Pirlo dhe nuk përshtatej aspak në vizionin e trajnerit të ri të Juves, Max Allegri.

Gjendja nuk u lehtësua aspak as në United, ku Ole Gunnar Solskjaer u shkarkuar dhe në vend të tij erdhi Ralf Rangnick përkohësisht.

Share This Article