Ronaldo, 58 het-trike në karrierë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo ka premtuar që gjithmonë do të synojë më shumë pas tre golave të tij në ndeshjen e mbrëmshme kundër Luksemburgut në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror.

Ronaldo regjistroi hat-tric e 58 në karrierën e tij, të 10 për Kombëtaren e Portugalisë, në fitoren me rezultat të thellë 5:0 kundër Luksemburgut.

Ronaldo gjithashtu arriti në kuotën e 115 golave në nivel kombëtaresh me Portugalinë.

“Një tjetër fitore, një tjetër hap drejt qëllimit tonë, një tjetër natë historike në mbrojtje të ngjyrave tona. Çdo gjë bëhet më e lehtë kur luajmë në shtëpi përpara tifozëve tanë që na përkrahi neve nga minuta e parë deri tek ajo e fundit”, tha Ronaldo.Reklamë

“Kam premtuar që gjithmonë do të kërkojë më shumë, e më shumë. Është në ADN time dhe në ADN tonë, nuk jemi inferior, ne kurrë nuk i ulim pritshmëritë tona dhe gjithmonë ecim përpara”, shtoi Ronaldo.

Portugalia tani gjendet një pikë larg kreut të Grupit A Serbisë, por me një ndeshje më pak. 

Share This Article