Ronaldo arrin shifrën e 25 golave për edicionin e 14-të rresht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me dy golat e shënuar të hënën mbrëma në fitoren 3:0 të Juventusit ndaj Crotones, superylli portugez, Cristiano Ronaldo ka arritur një shifër të veçantë. Për edicionin e 14-të rresht ai ka shënuar 25 apo më shumë gola, raporton “goal.com”.

Në edicionin 2007/08, Ronaldo kishte shënuar 42 gola. Vazhdoi me 26, 33, 53, 60, 55, 51, 61, 51, 42, 44, 28 e 37. Tani i ka 25 gola, ndërsa deri në fund të edicionit 2020/2021 ka edhe shumë ndeshje.

36-vjeçari këtë edicion i ka 18 gola në Serie A, katër në Ligën e Kampionëve, dy në Kupën e Italisë dhe një për Superkupë.

Ronaldo tashmë ka shënuar ndaj të gjitha skuadrave në Serie A. Është golashënuesi më i mirë në Serie A këtë edicion. Shifrën e 18 golave e ka arritur në 19 ndeshje.

Share This Article