Ronaldo dëshiron të largohet nga United, Bayerni eksploron mundësitë për transferimin e CR7

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United në këtë merkato verore, raporton AS.

Ylli portugez e ndihmoi skuadrën angleze që të rrëmbente një vend në Ligën e Evropës, duke qenë edhe top golashënuesi i tyre me 18 gola.

Por, sipas asaj që raporton mediumi spanjoll, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk është i kënaqur me objektivat e klubit dhe kërkon të largohet.

Andaj, në këtë situatë të krijuar, Bavarezët kanë sy e vesh të hapur dhe duan ta transferojnë 37 vjeçarin në këtë verë.

Robert Lewandowski është i hapur që të largohet nga Allianz Arena, andaj Bayerni e sheh portugezin si zëvendësues ideal të tij.

Ronaldo ka kontratë me Unitedin deri në qershorin e vitit të ardhshëm dhe mund të largohet si i lirë, andaj edhe këta të fundit mund të jenë të hapur që ta shesin atë në këtë afat.

Share This Article