Ronaldo dhe Messi ballafaqohen në Ligën e Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Juventusi do të përballet me Barcelonë nesër mbrëma në Ligën e Kampionëve, ndërsa Cristiano Ronaldo në këtë ndeshje do të synojë të shënojë golin e parë në “Champions” kundër Lionel Messit.

Ylli portugez i ka realizuar 750 gola në karrierë dhe është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo kurrë nuk ka shënuar kundër Lionel Messit në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Ndërkohë argjentinasi Mesi i ka realizuar tre gola në pesë ndeshje.

Dyshja do të takohet nesër në “Camp Nou” dhe do të jetë përballja e parë mes tyre që kur Ronaldo u largua nga Reali dhe iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2018.

Ronaldo mungoi në ndeshjen e parë në grup në Torino në tetor kundër Barcelonës, pasi kishte rezultuar pozitiv me koronasvirus.

Ronaldo dhe Messi kanë luajtur 33 ndeshje kundër njëri-tjetrit. Argjentinasi i ka fituar 15 prej tyre dhe i ka shënuar 21 gola. Ronaldo i ka shënuar 18 gola dhe i ka fituar nëtë ndeshje në të gjitha garat deri më tash kundër Barcelonës.

Share This Article