Ronaldo dhe Messi mund t’i bashkohen Neymarit tek PSG

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një triumf i Paris Saint Germain në Champions mund të hapë një skenar të bujshëm merkatoje.

Nuk hidhet poshtë këto ditë hipoteza që sezonin e ri të shohim në Paris një sulm ëndrrash, të përbërë nga Messi-Ronaldo-Neymar. Në fakt ndryshe nga vitet e tjera kur kjo lëvizje mund të shihej si një mirazh në horizont, këtë sezon një kombinim i tillë mund të jetë plotësisht i mundur.

Cristiano sipas lajmeve që po qarkullojnë këto ditë është shumë i shtrenjtë për arkat e bardhezinjve, e për këtë arsye klubi torinez po kërkon një blerës për të. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Messin, i cili pas disfatës dramatike 8-2 ndaj Bayern, po e mendon gjithnjë e më shumë largimin nga klubi që e bëri të njohur.

Ajo që i përforcon edhe më shumë këto zëra merkatoje është një deklaratë e agjentit të Neymar, Vagner Riberio, i cili ka thënë se një treshe sulmi Messi-Ronaldo-Neymar mund të jetë mëse i mundshëm tek Paris Saint Germain./TCH/

Share This Article