Ronaldo e barazon një rekord nga viti 1961 në Serie A

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo është bërë vetëm lojtari i pestë që i shënon të paktën 32 gola në Serie A brenda një viti kalendarik dhe i pari që prej Omar Sivorit i cili e kishte arritur këtë rekord më 1961.

Sulmuesi portugez i shënoi dy gola për t’i ndihmuar Juventusit ta mposhtë Parmën bindshëm 4:0 të shtunën në stadiumin Tardini.

Falë atyre dy golave, Ronaldo e arriti shifrën e 32 golave brenda vitit 2020 në Serie A dhe e ka edhe një ndeshje për ta zhvilluar deri në përfundim të këtij viti.

Ajo ndeshje ia mundëson atij ta barazojë rekordin e Stefano Nyers, i cili në vitin 1951 i kishte shënuar 33 gola.

Megjithatë, rekordi përfundimtar i takon Felice Borelit, i cili i kishte shënuar 41 gola në vitin 1933, i ndjekur nga Gunnar Nordahl me 36 gola në vitin 1950.

Ronaldo ia doli t’i shënojë 32 gola në vetëm 28 paraqitje në Serie A./Gazeta Express/

Share This Article