Ronaldo e fiton çmimin “Këmba e Artë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin “Këmba e Artë 2020”, i cili ndahet nga Klubi i Kampionëve të Botës për lojtarët mbi moshën 28-vjeçare, të cilët kanë pasur karrierë të suksesshme.

Sulmuesi 35-vjeçar u njoftua më 1 dhjetor se ai është fitues i këtij çmimi për vitin 2020, por trofeun e mori vetëm të dielën më 20 dhjetor.

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë është shprehur i lumtur dhe i nderuar me çmimin.

“Jam i nderuar që e fitoj çmimin Këmba e Artë dhe që do të pavdekësohem në Promenadën e Kampionëve në Monako, së bashku me disa prej legjendave më të mëdha të futbollit!” shkroi Ronaldo në Instagram.

“Jam i përulur dhe dua t’i falënderoj të gjithë tifozët në mbarë botën që votuan për mua”, shtoi ai.

Ky çmim është ndarë 18 herë deri tani, ndërsa Ronaldo është portugezi i parë që fiton atë.

Në garë për të ai i mposhti yjet si Lionel Messi, Robert Lewandowski, Giorgio Chiellini, Neymar, Sergio Ramos, Sergio Aguero, Gerard Pique, Mohamed Salah dhe Arturo Vidal

Share This Article