Ronaldo e kalon Messin si futbollisti më i paguar në botë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo e ka kaluar Lionel Messin në listën e futbollistëve më të paguar në botë, pasi pritet të bëhet futbollisti me më së shumti të hyra në sezonin 2021/22 në tërë globin, sipas Forbes.

Kalimi i majmë në Manchester United i ka ndihmuar Cristiano Ronaldos ta kalojë rivalin e vet të përbetuar, Lionel Messi, dhe të bëhet përsëri futbollisti më i paguar në botë.

Forbes njoftoi se Ronaldo do t’i fitojë 125 milionë dollarë gjatë sezonit 2021/22. Prej tyre 70 milionë dollarë pagë dhe 55 milionë dollarë të tjera jashtë fushës së lojës.

Messi, i cili po ashtu ndërroi ekip në verë duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit, është futbollisti i dytë më i paguar në botë me 106 milionë dollarë.Reklamë

Messi do ta humbë vendin e parë pas largimit nga Barcelona, ku kishte pagë shumë të majme që në PSG nuk e gëzon.

Bashkëlojtarët e tij Neymar dhe Kylian Mbappe renditen në vendet katër dhe pesë, përkatësisht. Ndërsa top pesëshen e mbyll Mohamed Salah i Liverpoolit.

Por Ronaldo do të ngelë mbrapa atletëve si Conor McGregor, Roger Federer, LeBron James dhe Tiger Woods në listën e përgjithshme të atletëve me të hyrat më të larta botë në vitin e fundit.

Share This Article