Ronaldo i ofrohet Barcelonës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo është në listën e largimeve te Juventusi. Klubi italian synon t’i ulë pagat e larta, pasi është goditur financiarisht nga pandemia COVID-19.

Lajmin e largimit të Ronaldos nga “Zonja e Vjetër” e ka dhënë gazetari i njohur spanjoll, Guillem Balague.

Sipas tij, 35-vjeçari u është ofruar shumë klubeve evropiane, në mesin e të cilave edhe Barcelonës.

“Juventus dëshiron të heqë qafe pagën e tij. Ronaldo u është ofruar shumë klubeve, përfshirë edhe Barcelonës”, ka deklaruar Balague.

Në sezonin e fundit Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë i Juventusit, me 35 gola në të gjitha garat.

Share This Article