Ronaldo: Jam i lumtur që kthehem në shtëpi pas 12 vjetësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi pas 12 vjetësh”, ka thënë të mërkurën Cristiano Ronaldo pasi përfundoi kalimin e tij në Manchester United.

United të premten njoftoi se kishte arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e pesë herë fituesin e “Topit të Artë” dhe ai ka përfunduar me sukses testet mjekësore për të nënshkruar më pas kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimin edhe për një vit tjetër.

“Epo, siç e dini, kam pasur një histori fantastike me këtë klub të mahnitshëm. Isha atje kur kisha 18 vjet dhe natyrisht që jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi pas 12 vjetësh. Pra, jam me të vërtetë i lumtur dhe mezi pres ta luaj ndeshjen time të parë”, ka thënë Ronaldo nëpërmjet një video ku u paraqit me fanellën e Unitedit.

Unitedi ka për obligim të paguajë shumën e 15 milionë eurove brenda pesë vjetësh Juventusit, por mund të rritet edhe për 8 milionë varësisht prej paraqitjeve dhe të arriturave të sulmuesit 36-vjeçar.

Share This Article