• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 19, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Sports
Ronaldo shkëlqen në fitoren e thellë të Portugalisë ndaj Lituanisë

Ronaldo ka mbështetjen e Portugalisë për të thyer rekorde në Evropian

by albnews
3 June, 2021
in Sports
0
2
VIEWS

Cristiano Ronaldo, që është në ndjekje të rekordeve, nuk do të jetë “atraksioni” i vetëm te Përfaqësuesja e Portugalisë, që do të përpiqet ta fitojë titullin e dytë rresht në Kampionatin Evropian.

Ronaldo do të përpiqet të bëhet shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me një ekip kombëtar, por këtë herë do të ketë shumë më tepër për t’u parë në ekipin e Portugalisë. Kampionia në fuqi do ta ketë një prej ekipeve të saj më të talentuara ndër vite në “Euro 2020” të mbushur me lojtarë që mund ta mbështesin Ronaldon drejt thyerjes së rekordeve dhe ta bëjnë Portugalinë përsëri një pretendente për titull.

Grupi i talenteve është padyshim më i madh sesa ishte pesë vjet më parë në Francë, ku Portugalia fitoi titullin me një skuadër që pati më shumë efikasitet sesa lojë të bukur. Portugezët e fituan trofeun me vetëm një fitore në 90 minuta gjatë gjithë turneut.

Në “Euro 2020” Portugalia do të luajë në Grupin F, që konsiderohet si tejet i vështirë, pasi përfshin edhe Gjermaninë, Francën dhe Hungarinë. Si Gjermania, ashtu edhe Hungaria, ndeshjet e fazës së grupit kundër Portugalisë do t’i luajnë në shtëpi, Munich dhe Budapest.

“Unë kam besim të madh te lojtarët e mi dhe kam bindjen se Portugalia është një kandidate e fortë për titull”, tha përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos.

Ronaldo, 36-vjeçar, do të mbështetet kësaj radhe nga lojtarët si Joao Felix, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Ruben Dias dhe Diogo Jota.

Shumë prej këtyre lojtarëve në “Euro 2020” do të futen pas formës fantastike që e treguan tek ekipet e tyre në sezonin e sapopërfunduar. Në fakt, shumica prej tyre përfituan shumë nga shtyrja e Kampionatit Evropian për një vit shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Diogo Jota ishte një lojtar i Wolverhamptonit, i cili nuk kishte luajtur shumë për Portugalinë vitin e kaluar, por tani është shndërruar në titullar si te Liverpooli, ashtu edhe te përfaqësuesja portugeze, për të cilën ka shënuar gjashtë gola në 12 paraqitje. Ruben Dias është përmirësuar pas sezonit të tij të parë te Manchester City, ekip me të cilin u shpall kampion. Madje, Dias u zgjodh edhe futbollisti më i mirë i edicionit në Premier League nga gazetarët. Ndërsa, Bruno Fernandes konsiderohet njëri prej mesfushorëve më të mirë jo vetëm te Manchester Unitedi, por edhe në Evropë. Joao Felix fitoi një vit shtesë përvojë dhe shkëlqeu në një ekip si Atletico Madridi, që arriti ta fitojë titullin e kampionit në La Liga.

I përfshirë në listën e përzgjedhësit Santos për “Euro 2020” është edhe sulmuesi 22-vjeçar, Pedro Gonçalves, i cili ende nuk e ka asnjë ndeshje me ekipin A. Gonçalves ishte njëri prej lojtarëve kryesorë te Sportingu i Lisbonës, skuadër që e ndihmoi ta fitojë titullin e kampionit të Portugalisë për herë të parë pas vitit 2002.

“Lista nuk është rezultat i një analize të bërë prej dy ose tre ditësh”, tha Santos. “Nëse i kam ftuar këta lojtarë, kjo është për shkak se të gjithë kanë cilësi të shkëlqyeshme”.

Mund të kishte edhe më shumë talente në skuadrën e Portugalisë nëse i riu Pedro Neto nuk do mbetej jashtë listës për shkak të lëndimit në gju. Ai ishte një nga lojtarët më të mirë te Wolverhamptoni në Angli, ku në vitin e tij të parë ishte titullar i rregullt dhe gjithashtu ishte i pazëvendësueshëm te Përfaqësuesja e Portugalisë.

Krahas Diasit, edhe Silva ishte lojtar bartës te skuadra e Manchester Cityt. Madje, disa prej lojtarëve që ishin pjesë e Portugalisë në Botërorin “Rusia 2018” kur u eliminua në 1/8 e finales nga Uruguai, do të paraqiten edhe në Evropianin e këtij viti. Reparti i mbrojtjes përsëri do të udhëhiqet nga 38-vjeçari Pepe, lojtari më i vlefshëm në finalen e “Euro 2016”, kur Portugalia mposhti Francën.

Ronaldo do të luajë në kampionatin e tij të pestë evropian dhe do të kërkojë ta shtojë edhe një rekord tjetër në listën e tij. Ai është vetëm gjashtë gola larg rekordit të të gjitha kohërave për një ekip kombëtar. Rekordin e 109 golave e mban ish-sulmuesi i Iranit, Ali Daei, i vetmi lojtar tjetër i futbollit që ka tejkaluar shifrën e 100 golave. Ronaldo shënoi katër gola në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” dhe tre sosh në Euro “2016”. Ai luajti më pak se gjysmë ore në finale kundër Francës pesë vjet më parë, sepse u dëmtua. Sulmuesi i Juventusit ka shënuar për Portugalinë në çdo vit kalendarik që nga goli i tij i parë ndërkombëtar në vitin 2004. Ronaldo deri më tani ka realizuar 103 gola në 173 paraqitje për Portugalinë.

Previous Post

Eva Milliona, shqiptarja në nivelin më të lartë të administratës amerikane

Next Post

Danimarka miraton ligjin për zhvendosjen e emigrantëve jashtë Evropës

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Sports

Amorim e ka mbështetjen e Man Utd edhe nëse nuk e fiton Ligën e Evropës

18 May, 2025
Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea
Sports

Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

17 May, 2025
Cristiano Ronaldo, sportisti më i paguar në botë për vitin e kaluar sipas “Forbes”…
Sports

Cristiano Ronaldo, sportisti më i paguar në botë për vitin e kaluar sipas “Forbes”…

16 May, 2025
Next Post
Danimarka miraton ligjin për zhvendosjen e emigrantëve jashtë Evropës

Danimarka miraton ligjin për zhvendosjen e emigrantëve jashtë Evropës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak!

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të kantonit se St. Gallenit, Zvicër

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Amorim e ka mbështetjen e Man Utd edhe nëse nuk e fiton Ligën e Evropës

18 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4713 shares
    Share 1885 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM