Ylli portugez Cristiano Ronaldo është kthyer në kompleksin stërvitor të Juventusit pas 72 ditëve mungesë. Ai të martën do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te J Medical para se të rifillojë me stërvitje.
Pas fitores 2:0 të Juventusit ndaj Interit më 8 mars, ylli portugez kishte udhëtuar për në Madeira të Portugalisë. Sa ishte atje u pezullua Serie A dhe po ashtu disa bashkëlojtarë të tij, si Daniele Rugani, Blaise Matuidi e Paulo Dybala, rezultuan pozitiv me koronavirus.
Ronaldo qëndroi në Portugali për dy muaj në shoqëri të familjes. Me kthimin në Itali ai u detyrua të izolohen për dy javë.