Ronaldo me dy gola dhe rekorde, e dërgon Juven te titulli në Serie A

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive, të tjerë gola. Cristiano Ronaldo vazhdon shkëlqimin në Serie A.

Në xhiron e 34, CR7 ka shënuar dy gola kundër Lazios, duke u shkëputur dukshëm në renditje dhe titulli tani duket edhe më afër.

Ai fillimisht shënoi nga pika e bardhë në minutën e 51-të, derisa më pas, pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve shënoi për 2-0 në minutën e 54’.

Krejt në fund, mysafirët shënuan vetëm golin e nderit, Ciro Immobile në minutën e 83-të shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 2-1.

Sido që të jetë, pas këtyre dy golave, Ronaldo ka thyer disa rekorde.

Cristiano Ronaldo u bë lojtari që arrin më së shpejti shifrën e 50 golave në Serie A në vetëm 61 ndeshje, duke thyer rekordin e Andriy Shevchenkos (50 gola në 69 ndeshje).

U bë lojtari i parë në histori që shënon së paku 50 gola në Premier League, La Liga dhe Serie A.

Ai theu edhe rekordin si lojtari i parë që shënon 30 e më shumë gola në Ligë në një sezon në Premierligë, La Liga dhe Serie A.

Me këto dy gola, CR7 ka shkuar në kuotën e 30 finalizimeve në Serie A, aq sa edhe Ciro Immobile pasi i shënoi Zonjës së Vjetër.

Ata po luftojnë kokë më kokë për Këpucën e Artë. 

Share This Article