Cristiano Ronaldo do të mungojë në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë 2021 sonte në Paris, sipas mediave të shumta botërore.
Sulmuesi i Manchester Unitedit Ronaldo nuk do të udhëtojë drejt Francës për gala mbrëmjen e çmimit më prestigjioz individual në futboll, të cilin vetë e ka fituar pesë herë.
Ronaldo e ka bërë synim personal të fitojë më shumë Topa të Artë se rivali i vet i përbetuar, Lionel Messi, dhe duke qenë se Messi pritet ta fitojë të atë për herë të shtatë, portugezi nuk dëshiron të jetë i pranishëm në sallë për të qenë dëshmitar i suksesit të paparë të argjentinasit.

