Ronaldo ‘ngec’ në Madeira

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo raportohet se ka ‘ngecur’ në Madeira, provincë autonome në Portugali, pasi aeroplani i tij privat, 30 milionë eurosh, nuk ka mundur që të vijë ta marrë atë, për ta dërguar në Turin të Italisë.

Ylli i Juventusit do të duhej të kthehej në Turin dhe të takohet me bashkëlojtarët e tij, pas karantinimit.

Por, sipas medias portugeze TVI, aeroplani privat i tij, Gulfstream G650 është bllokuar në Madrid.

Për shkak të masave të qeverisë Spanjolle, aeroplani i tij nuk mund të largohet nga Madridi.

Aeroplani i tij duhej të shkonte nga Madridi dhe ta merrte Ronaldon në ishullin Madeira dhe pastaj ta dërgonte atë në Itali, pasi Seria A ka marrë dritën e gjelbër për të rifilluar sezonin.

Share This Article