Ronaldo nis stërvitjet me Manchester Unitedin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka nisur stërvitjet me “Djajtë e Kuq”. Kjo është stërvitja e parë e Ronaldos me klubin anglez, të cilit iu bashkua para dy javëve.

36-vjeçari ka kryer seancën e parë stërvitore të martën, që prej transferimit nga Juventusi.

Ylli portugez do të debutojë me Manchesterin në ndeshjen ndaj Newcastle Unitedit që luhet këtë vikend në kuadër të kampionatit anglez.

Portugezi u largua nga Juventusi në afatin kalimtar të verës dhe me Unitedin firmosi kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai ka luajtur me Manchesterin edhe më herët.

Share This Article