Ronaldo pasi e fitoi çmimin e veçantë të FIFA-s: Kulmi i arritjeve të mia individuale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo ka thënë se ndihet plotësisht i nderuar që e ka fituar çmimin e ri të FIFA-s, “Çmimi më i Mirë i Veçante”, të hënën.

Yllit portugez iu dha ky trofe si mirënjohje për arritjen e tij për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar të meshkujve, raporton Gazeta Express.

Ronaldo e theu rekordin për më së shumti gola me ekip kombëtar, të cilin e mbante heroi i Iranit Ali Daei, kur e shënoi golin e 110-të për Portugalinë në shtator.

Ai e ka çuar në 115 numrin e përgjithshëm të golave për vendin e tij që prej atëherë.

“Ta fitoj Çmimin më të Mirë të veçante të FIFA-s është nder i madh për mua dhe privilegj i jashtëzakonshëm”, tha Ronaldo në një shkrim në rrjetet sociale.

“Fakti që ky institucion i rëndësishëm vendosi të më njohë mua si golashënuesin më të mirë në historinë e garave të FIFA-s, është kulmi i arritjeve të mia individuale në përfaqësimin e vendit tim të dashur”, shtoi ai.

Share This Article