Ronaldo përgjaket në Ligën e Kombeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Momente ankthi ka përjetuar Cristiano Ronaldo pas goditjes së së fortë që mori në fytyrë gjatë ndeshjes së Nations League mes Portugalisë dhe Çekisë.

CR7 pati një përplasje të fortë me portierin kundërshtar Vaclik në minutën e 15 të takimit ndërsa po përpiqej të godiste një top të krosuar nga krahët. Portugezi fluturoi në ajër dhe nuk e pa daljen e gardianit të portës i cili i dha një goditje në fytyrë.

Për disa minuta Ronaldo qëndroi në tokë me fytyrën e mbushur me gjak. U desh ndërhyrja e mjekut të ekipit që hemorragjia të ndalej. Pas disa minutash sulmuesi u rikthye në fushën e lojë.

Share This Article