Ronaldo shpallet lojtari i shekullit nga “Globe Awards”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është shpallur nga “Globe Soccer Awards” si lojtarë më i mirë i shekullit.

Ronaldo është nderuar për karrierën e tij që ka bërë nga vitit 2001 deri në vitin 2020.

Sulmuesi 35-vjeçar gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si Sportingu i Lisbonës, Manchester United, Real Madridit dhe aktualisht luan te Juventusi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë po ashtu ka shijuar suksese edhe me kombëtaren e Portugalisë.

Në këtë ceremoni u shpërblye edhe sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, duke fituar çmimin si lojtar i vitit, pas sukseseve të mëdha që kishte me ekipin gjerman.

Share This Article