Ronaldo, Sterling dhe De Ligt, ekipi i mundshëm i Chelseat në sezonin 2022/23 është i frikshëm

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea ende nuk ka nënshkruar me askënd në afatin kalimtar, por nëse ata arrijnë të sjellin të gjitha objektivat e tyre, ata do të jenë një skuadër serioze dhe shumë e fortë në sezonin e ri 2022/23.

Deri më sot, biznesi i Chelseat në tregun e transferimeve ka qenë duke iu larguar lojtarët. Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen u larguan në fund të qershorit pas skadimit të kontratave të tyre, ndërsa Saul Niguez është rikthyer te Atletico Madrid pasi huazimi i tij në Stamford Bridge rezultoi një zhgënjim.

Nënshkrimi i verës së kaluar prej 115 milionë eurosh, Romelu Lukaku është rikthyer te Interi në formë huazimi pas një sezoni të mjerueshëm me Chelsean që u shoqërua me polemika.

Mbrojtësi i majtë Marcos Alonso duket se do të shitet në afatin kalimtar, pasi spanjolli po tërheq vëmendjen e Barcelonës. Klubi nga Camp Nou thuhet se është gjithashtu i interesuar për kapitenin e Bluve, Cesar Azpilicueta.

Për sa i përket të ardhurve, nuk ka pasur ndonjë nënshkrim të madh përveç rikthimit të Conor Gallagher, Armando Broja dhe Ethan Ampadu nga marrëveshjet e tyre përkatëse të huazimit.

Chelsea ka punuar për një marrëveshje për të sjellë në klub yllin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Sipas raporteve të shumta, marrëveshja është e afërt pasi Blutë kanë rënë dakord për kushtet personale me Sterling dhe një tarifë prej rreth 45 milionë funte me klubin nga Etihad. 27-vjeçari është gati të jetë nënshkrimi i parë i Bluve këtë verë.

Pas kërkesës së Cristiano Ronaldos për ta lënë të largohet nga Manchester United, Chelsea ka qenë një nga favoritët e mëdhenj për të marrë yllin portugez. 37-vjeçari shënoi 24 gola sezonin e kaluar pavarësisht se luajti në një skuadër të Unitedit që i mungonte cilësia dhe besimi.

Trajneri i Bluve, Thomas Tuchel, do të kërkojë përforcime edhe në mbrojtje pasi humbi Christensen dhe Rudiger. Një nga emrat e synuar është qendërmbrojtësi holandez i Juventusit, Matthijs de Ligt.

De Ligt, 22 vjeç, mund të jetë ‘zemra e mbrojtjes’ së Bluve për vitet në vijim. Megjithatë, Juve nuk është në nxitim për të shitur pasi ai ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij, e cila përfshin një klauzolë masive lirimi prej 120 milionë eurosh.

Por, si do të luante Chelsea i Tuchel në sezonin 2022/23 në rast se kompletohen këto tri transferime të mëdha.

Faqja e njohur sportive GiveMeSport, ka renditur një formacion të frikshëm, ndërsa përveç 11-shes së parë edhe thellësia e skuadrës është e jashtëzakonshme.

Me këtë formacion dhe ekip të kompletuar, Tuchel pritet ta ketë një skuadër që është padyshim mjaft e mirë për të sfiduar Cityn dhe Liverpoolin për titull në Ligën Premier dhe me shpresa të mira për Ligën e Kampionëve.

Share This Article