Ronaldo votoi për Messi, kurse Messi nuk e votoi Ronaldon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi janë ndarë çmimet për lojtarët më të mirë të FIFA-së, janë zbuluar edhe votat e kapitenëve të Kombëtareve e ku është zbuluar se Ronaldo ka votuar për Messi derisa argjentinasi nuk ia ka kthyer këtë favor

Sulmuesi i Juventusit, Ronaldo ishte i dyti pas Robert Lewandowskit në garë për lojtarin më të mirë të FIFA-së për 2020.

Ai arriti 38 pikë derisa Messi pati 25, të dy shumë larg fituesit të Ligës së Kampionëve, Lewandowski që pati 52.

FIFA ka publikuar tërë listën e votave dhe ka pasur zhvillime interesante si për shembull Ronaldo ka marrë më pak pikë nga trajnerët në krahasim me Messi (186 me 196), por kapitenët e Kombëtarëve kanë votuar për të (259-207, kurse mediat (153-103), kurse kishte edhe më shumë fansa që votuan për Ronaldon (457905 me 356 950) .

Votat kanë treguar se kush e ka votuar kënd, ku Ronaldo ka votuar si të parin Robert Lewandowskin, të dytin Messin dhe të tretin Kylian Mbappe.

Megjithatë Messi e ka përdorur votën e tij për të votuar dy lojtarë të PSG, ku spikat Neymar i pari, Mbappe i dyti kurse në vendin e tretë është Lewandowski. 

Share This Article