Ronaldo: Zidane di si ta trajtojë ekipin në mënyrë inteligjente

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka lartësuar ish-trajnerin e tij, Zinedine Zidane, për aftësitë e tij për ta drejtuar Real Madridin.

Nën urdhrat e francezit, sulmuesi portugez i fitoi tre trofe radhazi në Ligën e Kampionëve, para se t’i bashkohej Juventusit verën e kaluar.

“Mendoj se Zidane di si ta trajtojë ekipin në mënyrë inteligjente”, tha Ronaldo në një dokumentar të quajtur “Zidane, Realement Madrid”, të cilin RMC Sport 1 do ta transmetojë të mërkurën.

“Nuk është situatë e lehtë sepse të gjithë futbollistët duan të luajnë shumë, por ai di si të punojë në mënyrë inteligjente dhe ia del t’i përfshijë të gjithë ata”, thotë Ronaldo. 

Share This Article