Ronela Hajati ka reaguar së fundmi ndaj rrëfimit të këngëtarit Luiz Ejlli në “Big Brother Vip Albania”. Ky i fundit i tregoi Kiarës se vuan nga një sëmundje e rrallë. “E kam në gjithë trupin. Më ka dalë 3 muaj para se të vij”, deklaroi ai.
“Me thënë të drejtën nuk merrem kurrë me komente apo të jap opinione, por uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13 vjeç (kur kemi qenë te Ethet) të shërohet sa më shpejt. U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton kurrë! Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë. Uroj me gjithë zemër të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq”, ka shkruar Ronela në rrjetin social, Instagram.
Ndërkohë Luiz ka vendosur të mos flasë për këtë çështje me banorët. Në një bashkëbisedim me Teani kërkoi mos ta pyeste më shumë. Ai shtoi sepo foli do i dilnin probleme kur të dilte jashtë./Lapsi.al