ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tragjedi në finalet e ATP, vdesin dy spektatorë 5 hours ago
Ngjela komenton thirrjen e SPAK për Berishën, për 21 Janarin: Revolta popullore nuk qëllohet me plumba 5 hours ago
Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë? 7 hours ago
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh 7 hours ago
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë 7 hours ago
Next
Prev
Home Sports

Rooney: Granit Xhaka, transferimi më i mirë i sezonit

albnews by albnews
10 November, 2025
in Sports
0
Rooney: Granit Xhaka, transferimi më i mirë i sezonit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe i kombëtares së Anglisë, Wayne Rooney, ka deklaruar se kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, është “ndoshta transferimi më i mirë i sezonit”.

Sunderland ka shkëlqyer në rikthimin e tij në Premierligë dhe aktualisht renditet në vendin e katërt pas 11 ndeshjeve me 19 pikë, duke qenë në rrugën e duhur për të arritur objektivin kryesor, mbetjen në elitë.

RelatedPosts

Tragjedi në finalet e ATP, vdesin dy spektatorë

Shqiptarët “pushtojnë” Barcelonën para sfidës vendimtare Andorra-Shqipëri

Dua Lipa ndjek “Superklasikon” e famshme argjentinase në “La Bombonera”

Ish-mesfushori i Arsenalit, Xhaka, ka qenë një faktor kyç në fillimin e fortë të Sunderlandit falë përvojës dhe lidershipit të tij. Ai ka luajtur çdo minutë të të gjitha ndeshjeve në ligë, duke shënuar një gol dhe duke dhënë tre asistime.

Këtë sezon, 33-vjeçari udhëheq skuadrën në disa statistika: asistime, raste të krijuara, prekje topi, pasime të sakta, duele të fituara, topa të rikthyer dhe distancë të përshkuar.

Xhaka iu bashkua Sunderlandit këtë verë pas ngjitjes nga Championshipi, duke ardhur nga Bayer Leverkusen për një shumë fillestare prej 13 milionë paundësh.

Rooney tha në emisionin e tij The Wayne Rooney Show:

“Kur u kthye në Premierligë, e pyesja veten nëse do ia dilte. Sidomos me një ekip të sapo-promovuar, çfarë ndikimi mund të kishte? Por ai ndoshta ka qenë transferimi i sezonit. Ka qenë i jashtëzakonshëm”.

Xhaka zhvilloi 297 paraqitje me Arsenalin, ku fitoi dy Kupa të Anglisë.

Megjithatë, ai shpesh ishte një figurë e diskutueshme te “Topçinjtë”.

Ai u përjashtua pesë herë me karton të kuq dhe, gjatë gjashtë javëve sa ishte kapiten në vitin 2019, pati një përplasje të hapur me tifozët, gjë që çoi në heqjen e shiritit të kapitenit.

Gjërat ndryshuan nën drejtimin e Mikel Artetas, ku Xhaka u bë një lojtar kyç përpara se të largohej në vitin 2023 drejt Leverkusenit, ku ndihmoi klubin gjerman të fitonte titullin e parë në Bundesliga në sezonin e tij të parë atje.

Rooney shtoi: “Kur pati atë situatë me Arsenalin dhe u përplas me tifozët, ai tregoi karakter të madh duke u rikthyer për të luajtur sërish për klubin.

Ta kalosh atë periudhë dhe të performosh siç bëri, pastaj të shkosh te Leverkuseni dhe të ndihmosh për të mposhtur Bayern Munichun pas më shumë se 10 vitesh, tregon se çfarë lojtari i madh është.

Sunderland ka një skuadër shumë të re. Ai është si një figurë prindërore dhe do të jetë ndihmë e madhe edhe për trajnerin, si kapiten që lidh lojtarët me stafin.

Me gjithë transferimet që bënë këtë verë, ai do të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme për menaxherin dhe për lojtarët e rinj, duke përdorur përvojën e tij”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tragjedi në finalet e ATP, vdesin dy spektatorë

Tragjedi në finalet e ATP, vdesin dy spektatorë

10 November, 2025
Ngjela komenton thirrjen e SPAK për Berishën, për 21 Janarin: Revolta popullore nuk qëllohet me plumba

Ngjela komenton thirrjen e SPAK për Berishën, për 21 Janarin: Revolta popullore nuk qëllohet me plumba

10 November, 2025
Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

10 November, 2025
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result