Rovena Voda dënohet me 10 muaj burg

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Posaçme dënon me 10 muaj burg ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda. Ish-zyrtarja e lartë u fajësua për “ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Voda nuk shkon në qeli, pasi është gjykuar në masën e “arrestit në shtëpi” dhe vendimi nuk është i formës së prerë. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg për ish-zv.ministren dhe përjashtimin e saj nga ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare.

E njëjta masë dënimi u dha nga Gjykata edhe për të bashkëpandehurat e saj, Majlinda Hasani e Florida Beu.

Voda u shpall fajtore për shkak se kishte pranuar vlera monetare për të ndikuar në punësimin e Beut në ministri. Referuar hetimit të Prokurorisë së Posaçme, mes Vodës, Beut dhe Majlinda Hasanit janë realizuar tre takime në shkurt-mars 2020 në Ministrinë e Brendshme dhe në Durrës.

Ato janë përgjuar teksa flasin për dhënien e një zarfi me 1 mijë euro Vodës dhe janë filmuar në një bar në Durrës, teksa i japin zv.ministres një aparat celular. Lidhur me episodin e tretë, SPAK thotë se Voda ka shkuar në port me automjetin e Ministrisë së Brendshme që mbante si zyrtare e lartë dhe shoferin e saj për të marrë një arkë me peshk.

Share This Article