ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd 12 hours ago
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 12 hours ago
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë 13 hours ago
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë 13 hours ago
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut 13 hours ago
Next
Prev
Home UK

Roy Keane e kritikon Anglinë për paraqitjen kundër Kosovës

albnews by albnews
11 September, 2019
in UK
0
Roy Keane e kritikon Anglinë për paraqitjen kundër Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Legjenda e Manchester Unitedit dhe Anglisë, Roy Keane, e ka kritikuar paraqitjen e lojtarëve të Anglisë në fazën e mbrojtjes, gjatë fitores 5:3 kundër Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

“Tre Luanët” i shfaqën aftësitë e tyre në fazën e sulmit gjatë kësaj përballjeje, pasi që arritën t’i shënojnë pesë gola qysh në pjesën e parë kundër Dardanëve”, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A.

RelatedPosts

Dramat në familje – ish e dashura tregon për raportin që kishte me Brooklyn Beckham dhe familjen e tij

Autoportreti i Rembrandtit nis turneun kombëtar në Britani

Ministrja e Jashtme britanike Yvette Cooper do të vizitojë Ukrainën, njofton një rritje të ndihmës prej 193 milionë dollarësh për Kievin

Por, gabimet e anglezëve ia dhuruan Kosovës mundësinë për t’i shënuar tre golat e tyre në këtë ndeshje dhe kjo gjë e zemëroi Roy Keane, i cili e analizoi ndeshjen në televizionin britanik, ITV, mbrëmë.

“Një ndeshje e mrekullueshme për t’u shikuar nga lojtarët e Anglisë në mënyrë që të jenë vetëkritikë. Anglia i ka ende shumë zakone të këqija”, tha Roy Keane.

“Nganjëherë lojtarët mërziten kur ndeshja duket se ka marrë fund dhe këtu nisin të gjitha problemet. Është në rregull ta humbësh topin, mirëpo ata i ndoqën këto gabime duke mos vrapuar për ta rikuperuar topin, duke mos i mbrojtur bashkëlojtarët”.

“Nëse ti do të ishe në një seancë stërvitore me klubin tënd, do të mendojë se lojtarët nuk po e marrin lojën seriozisht – kaq e dobët ishte loja e Anglisë në mbrojtje”.

Michael Keane e humbi topin duke i lejuar Kosovës të kalojë në epërsi qysh pas 34 sekondave lojë dhe pastaj një pasim i gabuar i Declan Rice çoi te goli i dytë i Kosovës.

Pastaj, Harry Maguire, i cili javën e kaluar u akuzua nga Roy Keane se nuk është mbrojtës mjaftueshëm i mirë, e bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Vedat Muriqit brenda 16-metërshit dhe kosovari u tregua i saktë nga 11-metërshi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

11 September, 2025
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

11 September, 2025
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

11 September, 2025
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result