Roza flet për lidhjen me Stinen: E kam vuajtur shumë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë një bisedë me banorët në BBVIP, Roza ka folur për marrëdhëniet dhe është ndalur tek lidhjet me personazhet publikë, duke treguar eksperiencën e saj.

“Nuk më pëlqen mua që partneri im të jetë person publik. Dua të jem unë star-i i shtëpisë! Nuk jam egoiste, por unë e di se çfarë lloj bote është kjo dhe nuk jam dakord që në këtë lloj bote të jetë edhe partneri im. Partneri im duhet të jetë serioz me kostum, jo me fansa e adhurues,” -u shpreh Roza.

Duke folur për lidhjet me personazhet e njohur, Roza u ndal edhe tek lidhja e saj me Stinen, që ka qenë edhe romanca e saj e parë, dhe ka qenë shumë publike në atë kohë.

“Dikur kam qenë e lidhur me një të famshëm. Kam provuar anë të shëmtuara të famës. Por s’do e provoja kurrë sërish me një të famshëm! E kam vuajtur kur kam qenë në lidhje me një të famshëm, u ndava. Kam qëndruar tri vite me të. Ka qenë lidhja ime e parë,” -ka rrëfyer ndër të tjera Roza.

Roza dhe Stine kanë treguar se pavarësisht se kanë pasur një lidhje dikur, sot ruajnë një raport shumë të mirë miqësor.

Share This Article