Roza nuk i mban dot lotët, Rita Lati futet në ‘Big Brother’ dhe provokon me banane banorët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rita Lati ishte familjarja e radhës që u fut në shtëpinë e ‘Big Brother VIP 3’, pasi ‘Vëllai i Madh’ vendosi që të bëjë një sfidë, ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj çdo gjëje të jashtëzakontë që ai vendos në shtëpi.

Në momentin që Rita u fut, Roza shpërtheu në lot, teksa ishte Rike që i shkoj afër dhe tha se moderatorja po qan se i mungon qeni i saj.

Më pas aktorja filloi të provokojë banorët e tjerë, teksa u ul në mesin e tyre, ku konsumoi një banane.

Gjithashtu, Rita i provokoi banorët me fjalët: “Jeni më të bukur sesa në televizor”.

Kujtojmë që para Rita Latit, ishte vëllai i Ilnisës që  u fut në shtëpinë e ‘Big Brother VIP 3’, ku moderatorja nuk i bajti dot lotët. Po ashtu edhe Juli shpërtheu në lot, kur mori një mesazh zanor nga djali i tij.

Share This Article