Rracizmi/ Futbollisti i Kombëtares Shqiptare kërcënohet me jetë në Angli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Armando Dobra ditën e sotme është përballur me një situatë të pakëndshme. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka marrë kërcenime me jetë nga një tifoz i skuadrës së Chesterfield. E gjithë kjo ka ardhur pas humbjes me penallti të skuadrës angleze në “Play-off” ndaj Notts Co.

Edhe pse 22-vjeçari shqiptar ka mundur të shënojë gol, sërish nuk iu ka shpëtuar zemërimit të tifozëve, të cilët kanë kaluar edhe “caqet” e tyre duke e kërcënuar me jetë.

Kërcënimet i ka bërë publike vetë Dobra nëpërmjet disa “Insta-Story” në Instagram, ku një ndjekës i shkruar ofendime nga më të ndryshmet, mes tyre e urdhëron edhe të bëjë vetëvrasje.

Emigrant dreqi, kush mendon se je? Kthehu andej nga erdhe, shko bëj vetëvrasje”, janë disa nga fjalët që tifozi i ka shkruar. Ndër të tjera talenti kuqezi ka bërë publike edhe profilin e tifozit, i cili quhet Damien Burnett.

Share This Article