KQZ i ka dhënë mandatin Arkend Ballës, si deputeti më i ri i Kuvendit. Balla mori mandatin, pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës, pas dhunës barbare të familjarëve të tij, ndaj kushërinjve të fisit Maja, në Krujë.
Për dhunën ndaj dy kushërinjve, akuzohen 2 vëllezërit e ish deputetit socialist dhe djali i tij Rexhep Rraja.
Ky i fundit njoftoi dorëheqjen nga posti më 8 Korrik, disa ditë pas dhunës barbare që djali i tij, Rexhep Rraja dhe dy vëllezërit, Xhelal dhe Flamur Raja ushtruan nga dy kushërnjve Maja.
Dy kushërinjtë kishin denoncuar më parë prishjen e shtëpive nga shpërthimet e një guroreje që administrohej nga të afërmit e deputetit.