Rrahmani ftohet për ndeshjen e Superkupës kundër Juves

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit për ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit.

Napoli të martën e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje nga trajneri Gennaro Gattuso, i cili e ka përfshirë edhe Rrahmanin.

Ndeshja ndërmjet Juventusit si kampion në fuqi dhe Napolit si fitues i Kupës së Italisë, do të zhvillohet të mërkurën mbrëma (20:00) në “Mapei Stadium”.

Krahas Rrahmanit, për këtë duel është ftuar edhe mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj, që është reprezentues i Shqipërisë.

Share This Article