Rrahmani: Nuk ka më justifikime, duhet të ecim para

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, beson se është koha që të ketë ndryshime dhe të japin më të mirën në ndeshjet e ardhshme.

Mbrojtësi i Napolit shpreson që të rikthehen sa më shpejt te rezultatet pozitive.

“Ishte një ndeshje që mund ta fitonim dhe ta humbasim. Kishim të dyja ekipet raste dhe nuk ishim të koncentruara maksimalisht të dyja skuadrat, pasi dëshira ishte të fitonim ndeshjen dhe kjo ka bërë që të lejojmë shumë hapësira. Besoj se barazimi ishte rezultat real pas asaj që treguam në këtë ndeshje”, ka thënë Rrahmani. Ai kishte reaguar me nervozizëm pasi shënoi golin e barazimit.

“Nuk jemi të kënaqur me paraqitjet të cilat jemi duke i bërë, jemi të gjithë nervoz. Ky është karakteri im, mendoj se jemi një skuadër që mund të luftojmë për më lartë. Nuk ka më justifikime, duhet të ketë ndryshim pasi mund të janë kualifikimet e fundit apo të parafundit që jemi në këtë moshë kështu që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht”, deklaroi Rrahmani.

Share This Article